Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KOMBETARJA

Tronditet Kombëtarja, dëmtohen dy sulmues

Shkruar nga NEWSPORT

Shqipëria e U-21 e drejtuar nga Alban Bushi, pritet të zhvilloj sfidën ndaj moshatarëve të Kosovës në "Elbasan Arena", ndeshje e vlefshme për kualifikueset e EURO 2021. Pas 4 ndeshjesh kuqezinjtë ndodhen në kuotën e 2 pikëve ndërsa dardanët kanë 6 pikë në tre ndeshje duke u renditur në vendin e dytë.

Ndeshja pritet të jete interesante për shkak se kuqezinjtë do të kërkojnë rikthimin ndërsa moshatarët nga Kosova tre pikët e qetësisë në renditje.

Në prag të sfidës, në një komunikim për mediat nga stafi i U-21 bëhet e ditur se për ndeshjen e Kosovës do të mungojnë dy lojtarë kryesor. Sulmuesi Giacomo Vrioni I cili aktivizohet në Itali dhe Agim Zeka po në pozicionin e sulmuesit dhe aktivizohet në Gjermani.

Më tej në njoftimin e bërë nga stafi, lojtarët të cilët do të mungojnë për shkak të dëmtimeve që kanë pësuar në ndeshjet me klubin e tyre, nuk do të zëvëndesohen me lojtarë të tjerë.

Agim Zeka
Giacomo Vrioni
Tags:

KOMBETARJA

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga