
Si të mos mjaftonin polemikat që shoqëruan 90 minutat e ndeshjes së Seria A mes Interit dhe Napolit që përfundoi me rezultat 1-0, një lajm shokues vjen sot nga Italia. Mësohet se mes tifozëve interistë dhe atyre napolitanë ka pasur përplasje, nga ku ka mbetur i vdekur një mbështetës zikaltër.
Ai ishte 35-vjeç dhe u plagos me thikë, por fatkeqësisht nuk mundi t'i mbijetonte plagëve të marra. Veç tij, janë goditur me thikë edhe 4 tifozë të tjerë, por fatmirësisht ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Një lajm i tmerrshëm ky, në një kohë kur një ndeshje futbolli duhet trajtuar thjesht si një "luftë" sportive.
Poll