
Skuadra Vorës është shpërbërë totalisht pasi dështoi këtë sezon të qëndronte në Kategorinë e Parë. Ekipi e mbylli edicionin në vendin e fundit në grupin A të Kategorisë së Parë. Në këto kushte, lojtarët dhe stafi teknik aktual janë larguar të gjithë.
Ende nuk dihet se çfarë vendimi do të marrë klubi për më tej. Pas zbritjes së Kamzës në Kategorinë e Dytë për dhunimin e arbitrit Eldorian Hamiti në sfidën Kamza-Laçi 1-1 të datës 3 mars, ky padyshim mbetet një tjetër lajm shokues për futbollin shqiptar.
Poll