Mëngjesin e 16 shkurtit, qyteti i Shkodrës u trondit nga lajmi se administratorit të Klubit të Vllaznisë, Suad Licit i ishte vendosur një sasi e konsiderueshme eksplozivi. Pakoja me eksploziv u gjet në shesh, poshtë makinës së administratorit të Vllaznisë, e cila supozohet se ka qenë si një mesazh kërcënues për Licin. Ngjarja ndodhi në ditën e themelimit të Vllaznisë duke lënë një njoll të zezë dhe e kaloi plotësisht në pjesë të dytë festën e klubit. Gazetari investigativ, Artan Hoxha i ftuar në emisionin “Procesi Sportiv”, zbuloi më shumë nga ngjarja e ndodhur dhe ecuria e hetimit deri më tani. Sipas Hoxhës, hetuesit janë pozitiv për zbardhjen e ngjarjes ndërsa veprimi ka qenë një mesazh paralajmërues për Licin.
“Më vjen keq që ngjarja ka ndodhur në ditën e themelimit të klubit. Për më tepër që i ka ndodhur një ish lojtari me emër në vendin tonë. Në Shkodër nuk është një situatë kaq normale sa duket. Që të vij tek ngjarja ka dhe një problematik tjetër. Zakonisht unë uroj që kjo mos t’i ndodhi asnjë qytetari. Për mua ka rëndësi se kush e vendos dhe jo se kujt i vendoset eksplozivi. Ajo zonë aty është nga zonat ku gjenden mina dhe tritol më lehtë. Në Mal të Zi janë blerë mina gjatë gjithë vitev. Ata që kanë bërë këtë ngjarja kanë dashur të japin një mesazh për Suad Licin. Tani këtu do futet çdo emër që i vjen në mendje, më pas do të qëndrojnë vetëm emrat që kanë prova. Nga rasti në fjalë aty janë gjendur gjurmë.
Fakti që ajo është lënë në tokë dhe nuk është ngjitur poshtë makinës e humb fuqinë e tij sepse nuk është izoluar dhe kjo është vetëm si një mesazh. Ndonjëherë këto lloj mesazhesh janë më të frikshme se akti vet. Ngjarja mendohet të ketë ndodhur për shkak të detyrës nisur dhe nga ngjarjet e mëparshme. Grupet kriminale që jetojnë në Shkodër nuk kanë mundur të fusin hundët edhe tek skuadra e Vllaznisë, ku dyshohen edhe për trukime ngjarjes. Unë uroj që hetimi të ec. Me kontaktet që pata me hetuesit e ngjarjes ishin optimistë sepse aty ka plot prova edhe pse nuk kishte kamera pozitive”, tha Hoxha.