Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

Tre largime te Luftëtari, “kapiteni” dorëzon “stafetën”

Shkruar nga NEWSPORT
Tre largime te Luftëtari, “kapiteni” dorëzon

Dje, në mëngjes Luftëtari ka udhëtuar drejt Antalias për të zhvilluar një mini-fazë përgatitore. Por, ata që kanë rënë në sy kanë qenë 3 mungesa, që ishin të rëndësishëm në 2 fazat që lamë pas. Bëhe fjalë për kapitenin Ergys Mersini, mesfushorin Julian Lluka dhe afrikanin Satonho, të cilët nuk kanë udhëtuar me skuadrën.

Mësohet se të 3 lojtarët janë pranë largimit nga kampi bluzi, ndërkohë që drejtuesit po punojnë për të ndërprerë kontratën me konsensus. Në këtë mënyrë Mersini ka dorëzuar shiritin e kapitenit dhe me shumë gjasa ai që do ta marrë përsipër këtë rol, do të jetë ylli i mesfushës, Dejvi Bregu. Në ditët në vijim pritet të zyrtarizohet edhe lajmi nga klubi i Luftëtarit.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga