Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Trashi i sigurt për ecurinë e Partizanit, zbulon dëshirën për grumbullimin dhe ftesën e Panuçit

Shkruar nga NEWSPORT
Trashi i sigurt për ecurinë e Partizanit, zbulon dëshirën

Mbrëmjen e djeshme ka qenë i ftuar në emisionin "Zona Gol" në Supersport" mesfushori i Partizanit, Lorenc Trashi. Lojtari i kuq ka komentuar disa detaje, si përshembull ecurinë e skuadrës këtë sezon, lëvizjet e shumta që kanë ndodhur, rezulati pozitiv që Partizani kërkon ndaj Kukësit, si dhe një ftesë të mundshme nga trajneri Christian Panuçi për Trashin në Kombëtare.

I keni bërë llogaritë me një fitore në Kukës, për t'u futur në garë për vendin e dytë?

Trashi: Në Kukës ne do të shkojmë për të fituar ndeshjen. Objektivi primar është të arrijmë Europën, por përderisa vendi i dytë është i mundshëm, atëherë do të tentojmë. Gjithsesi shpresojmë që të luhet një ndeshje e nivelit të lartë për të kënaqur tifozët dhe më pas rezultatin t'ia lëmë fushës.

Si ndihesh kur dëgjon që Kombëtarja shqiptare nuk ka një lojtar në krahun e majtë?

Trashi: Unë nuk mendoj se jam i përjashtuar nga mundësia për të qenë pjesë e Kombëtares. Unë punoj gjithmonë për të dhënë më të mirën nga vetja dhe besoj se një ditë mund t'ia dal të luaj me Shqipërinë.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga