
Tifozët e Partizanit kanë publikuar detajet e udhëtimit për në Sllovaki, ku mesjavën e ardhshme të kuqtë do të luajnë ndeshjen e kthimit me Slovan Bratislavën. Ndeshja luhet në Senica dhe Partizani ka shanse kualifikimi, pasi në ndeshjen e parë barazuan pa gola. Ja çfarë thotë i grupimit "Ultras Guerrils" për udhëtimin drejt Sllavakisë, me të gjitha detajet:
“Sigurohet udhëtimi për transfertën e parë sezonale, në bashkëpunim me klubin dhe të gjithë kontribuesit dashamirës të grupimit. Nëpërmjet kësaj bëhet e mundur, që të udhëtojnë më shumë persona me një kosto më të ulët. Detajet janë si më poshtë:
- Çmimi i udhëtimit është vetëm 30 euro për person vajtje-ardhje, me taksat dhe siguracionet e përfshira.
- Nisja do të bëhet ditën e mërkurë, më datë 6, rreth orës 15:00, dhe mbërritja në Tiranë ësëhtë programuar për të premten, në orët e para të mëngjesit.
- Bileta e stadiumit, që kushton 5 euro, do te paguhet nga fondi i grupimit.
- Të gjithë te interesuarit të paraqiten nesër, nga ora 18:00, te Baza 46, ku do te zhvillohet një mbledhje e hapur. Dhe do të nisë mbledhja e pagesave prej 30 eurosh, si dhe fotokopja e pasaportë. Nxitoni, sepse lista është e limituar dhe mbyllet ditën e hënë, ora 18:00.
Për çdo informacion shtesë mund te kontaktoni me perfaqesuesin tonë në numrin e telefonit 0686148225. Pra, bëni gati 30 euro dhe pasaportën dhe nisemi për transfertë!”