
Teuta do përballet me Sheriff Tiraspol pas pak ditësh në Moldavi, në ndeshjen e kthimit të turit të parë të Champions League. Kampionët e Kategorisë Superiore kanë humbur takimin e parë 4-0, ndërsa i dyti do shërbejë thjeshtë për formalitet. Ekipi, së bashku me delegacionin do të udhëtojnë nesër drejt vendit moldav, teksa lojtarët pas kryerjes së testeve të detyrueshme për Covid 19, kanë rezultuar të gjithë negativ.
"Teuta mbyll përgatijet dhe nesër udhëton drejt Moldavisë. Lojtarët, stafi teknik, drejtuesit e klubit dhe një delegacion i vogël që do të shoqerojë skuadrën në Moldavi, kanë kryer sot tamponët sipas protokollit të UEFA-s. Të gjithë kanë rezultuar negativ dhe janë të gatshëm për të udhëtuar drejt . Një charter do të mundësojë nesër në mëngjes nisjen drejt Moladvisë dhe kthimin direkt pas ndeshjes që luhet të martën në orën 20:00. Ekipi është i plotë dhe me besimin për të provuar gjithcka në ndeshjen perballë Sheriff Tiraspol"- shkruan klubi.