
Konfirmimi i kalimit të Eriksen te Inter vjen edhe nga Mourinho. Në intervistën pas ndeshjes që Tottenham zhvilloi në FA Cup, ai shprehet i nervozuar dhe aspak i qetë: ''Unë nuk dua të them asgjë, përveç se një situatë e tillë nuk duhet të ndodhë me 25 janar. Nuk është faji i Tottenham''. Gjithçka është e qartë, pssi këto fjalë janë rreth transferimit të danezit dhe mënyrës sesi gjërat kanë ndodhur.
Trajneri Portugez ka qënë kundër sepse të privohesh nga një mesfushor i kalibrit të tillë është me të vërtetë e dhimbshme. Në fund të fundit, ishte vetë klubi londinez që e shiti pasi nuk dëshrionte t'a humbste me parametra 0 në verë. Kujtojmë që Eriksen do zhvillojë të hënën vizitat mjekësore, e më pas menjëherë do jetë në dispozicion të trajnerit të Inter, Conte. ''Timonieri'' italian do ektë në dispozicion një nga më të mirët në atë rol dhe do jetë një ndihmesë e madhe në luftën për titull.