Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Trajneri i Teutës e nis me pikë, e përjeton me qetësi

Shkruar nga NEWSPORT
Trajneri i Teutës e nis me pikë, e përjeton me qetësi

Çezare Bexhi e nis me barazim aventurën e tij te Teuta.

Trajneri italian u shpreh pas ndeshjes kundër Tiranës se është i kënaqur me 1 pikë, por pranon se lojtarët e tij do të bëjnë në të ardhmen, paraqitje edhe më pozitive se kjo ndaj bardhebluve.

"Është një pikë që na kënaq, lojtarët u impenjuan shumë në fushë dhe tifozët na mbështetën për 90 minuta.

Duhet shumë punë, por jam i bindur se lojtarët do të japin më shumë në ndeshjet e radhës.

Po shoh shumë ndeshje për të kuptuar si është kampionati shqiptar, sepse dua ta njoh më shumë.

Për momentin nuk mund të them objektiva konkretë për të ardhmen. Jemi skuadër e re që kërkon të japë maksimumin në çdo sfidë dhe këtë gjë besoj se do ta bëjmë gjithnjë.

A do sjell lojtar nga Italia te Teuta? Do të përpiqem të fokusohem te lojtarët që kam në dispozicion dhe nuk po mendoj për të sjellë lojtarë nga jashtë. Në të ardhmen, nuk i dihet", përfundoi trajneri i Teutës, Çezare Bexhi.

Tags:

SUPERIORE

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga