
Trajneri gjerman i Prishtinës, Lutz Lindemann, është tallur me futbollin e Kosovës, duke ju kundërvënë të gjithëve me deklaratat e tij.
Në një inervistë të dhënë për median gjermane, “tlz.de”, ai ka folur me një gjuhë të ashpër për kushtet, lojtarët, si dhe vendimet e arbitrave në disa raste, që sipas tij kanë qenë të dyshimta.
“Fatkeqësisht humbëm disa pikë në ndeshjet e fundit, në një ligë komike, me vetëm pak gola për lojë. Nëse shënon për 1:0, atëherë ti fiton”, deklaroi Lindemann.
“Komunikimi me lojtarët është i mirë, katër prej tyre flasin edhe gjermanisht. Disa lojtarë janë të mirë, por në një ndeshje prej 90 minutave, është e vështirë të tregojnë vetëdisiplinë. Edhe kur i kritikon, disa e kanë të vështirë ta pranojnë”, shton trajneri i klubit të Prishtinës.
“Kur shiu nisi të bie në tetor, vendi ku luajmë ishte pesë centimetra nën ujë , arsyeja, mungesa e drenazhës”, ka thë Lutz në fund të intervistës, raporton "Olle".
[gallery columns="1" size="full" ids="70931"]