Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

Trajneri i ri Luftëtari do të jetë grek?

Shkruar nga NEWSPORT

Gjirokastritët u kthyen në Superiore pas tre sezonesh mungesë, por ende nuk kanë kristalizuar asgjë në lidhje me sezonin e ri. Që nga lojtarët e deri te trajneri, çdo gjë është në ajër, ndërsa kanë konfirmuar shkëputjen e marrëdhënieve me teknikun vlonjat Gerd Haxhiu.

[caption id="attachment_670" align="alignleft" width="300"]mergjyshi demiri Artan Mergjyshi dhe Elidon Demiraj kur drejtonin Apoloninë[/caption]

Por, gjatë orëve të fundit emrat për trajnerin që do të marrë në dorëzim pankinën e Luftëtarit për sezonin e ardhshëm në Superiore janë të shumtë. Artan Mërgjyshi dhe Shpëtim Duro janë të parët që janë përfolur për të marrë këtë ekip, ndërsa drejtuesit kërkojnë që të kenë një trajner të huaj për sezonin e ri.

Alternativat janë të shumta, ndërsa gjirokastritët duket se janë ndalur në tregun grek për çështjen e pankinës. Emri ende nuk bëhet publik nga drejtuesit, ndërsa do të përcaktohet brenda kësaj jave se kush do të jetë në krye të Luftëtarit.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga