Bekim Balaj i është bashkuar skuadrës së tij të re ditën e djeshme. Ai ishte në pritje të debutimit në radhët e Terek Grozny. Por sulmuesi shqiptar duke qenë se ishte i grumbulluar me përfaqësuesen kuqezi për europianin, nuk ka pasur kohë të rikuperojë forcat fizike dhe prandaj drejtuesit e stafit teknik e kanë lënë pushim shkodranin. 25-vjeçari i’u bashkua përgatitjeve të skuadrës në Austri vetëm të shtunën, ku zhvilloi edhe seancën e parë stërvitore, nën vëzhgimin e kujdesshëm të stafit, mediave dhe tifozëve. Për këtë arsye, trajneri Rashid Rakhimov dhe asistentët e tij, vendosën ta linin pushim Balaj-n, në miqësoren ku Terek Grozny barazoi pa gola përballë sllovakëve të Senicës.