Nesër, në orën 17:00 do të luhet ndeshja Milan – Juventues për Superkupën e Italisë. Një ditë para takimit ka folur trajneri i Milanit Vincenzo Montella, që e cilëson si të vështirë këtë sfidë, duke vlerësuar Juventusin për cilësinë e ekipit, duke thënë se është ekip me mentalitet fitues.
“Juventus kanë një mentalitet fitues, dhe kjo është gjëja më e vështirë për të ruajtur me kalimin e kohës”, ka thënë fillimisht Montella në konferencën për shtyp para ndeshjes së Superkupës së Italisë.
“Ky duhet të jetë objektivi ynë dhe ne jemi në rrugën për të arritur këtë mentalitet”. “Trofeu u Superkupës nuk duhet të jetë një peshe për ne, por një mundësi”, përfundoi trajneri i Milanit.