
“Selman Stërmasin” e lanë të gëzuar si për një fitore edhe pse barazuan, por te Kukësi nuk ka kohë për të festuar, menjëherë më pas vjen përballja me Flamurtarin. Këtu barazimi nuk bën punë, vlejnë vetëm 3 pikët dhe trajneri Ernest Gjoka nuk ngurron ta quajë madje një përballje edhe më të fortë se ajo me të kuqtë e Starovës.
“Kaluam një vështirësi të madhe me Partizanin, por kjo ndeshje me Flamurtarin është akoma më e fortë. Është një ekip vërtet i mirë dhe na duhet vetëm të fitojmë, kjo është obligim për ne”.
Detyrimi për 3 pikët mund të sjellë ndyrshimin edhe në stilin e lojës, për të cilin duhet pranuar se nuk munguan kritikat pas ndeshjes me të kuqtë, por ndeshja e radhës është tjetër histori.
“Sa për kritikat cdo njeri ka këndvështrimin e tij, unë them se cdo ndeshje nuk i ngjan tjetrës, me Partizanin na shërbente edhe barazimi dndërsa me Flamurtarin na duhet vetëm fitorja, ndaj dhe e kemi studiuar kundërshtarin në detaje për t’ja arritur”.
Flamurtari vjen në formë pasi ka marrë 10 pikë në 4 ndeshjet e fundit. “Zeqir Ymeri” ndërkohë mbetet një tabu për vlonjatët që jo vetëm nuk kanë fituar por nuk kanë marrë asnjë pikë në “Zeqir Ymeri” në këto vitet e fundit, por i ka marrë dy barazime Kukësit në Vlorë, dhe Gjoka parasheh një përballje të vështirë.
“Nuk vlejnë vetëm statistikat pasi cdo ndeshje ka specifikën e vet, por Flamurtari përvecse ka cilësi është akoma më i vështirë për vetë momentin në të cilin ndodhet”.
4 ndeshje nga fundi presioni arrin kulmin, te Kukësi e ndiejnë por shikojnë objektivin të afrohet, dhe për të gjithë ata që kanë kureshtje, nëpërmjet metaforës Gjoka jep edhe shanset e Kukësit për të fituar titullin.
“Klima te Kukësi është optimale, jam krenar që drejtoj këtë ekip që ka një kauzë përpara të cilën duam ta bëjmë realitet, vërtet kemi lodhje, flas për lodhje psikologjike e kemi kaluar malin 80 përqind dhe na duhet edhe pak për të arritur majën.”
Për sa i përket formacionit kundër Flamurtarit, boshllëku i Shametit të skualifikuar pritet të mbushet nga Entonio Pashaj në qendër të mbrojtjes, ndërsa balotazhi në krah mes Kariokes e Dvornekovic shikon të avantazhuar kroatin./ Supersport/