Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

EUROPA LEAGUE

Trajneri i Krasnodar ka një plan me lojtarët e Partizanit…

Shkruar nga NEWSPORT
Trajneri i Krasnodar ka një plan me lojtarët e Partizanit…

Partizani do të ndeshet nesër mbrëma me Krasnodar për ndeshjen “play-off” të Europa League, ku do të jetë akti i parë për të hedhur një hap drejt fazës në grupe. Por, situata më e çuditshme lidhet me faktin se trajneri i Krasnodar, Oleg Kononov, bën të ditur për mediat pak orë përpara ndeshjes se lojtarët e Partizanit kanë qenë në fokusin e tij.

Në intervistën e fundit para ndeshjes së nesërme, trajneri Kononov zbulon faktin se para se të përballej në short me të kuqtë, kishte bërë planin për t’i marrë disa lojtarë kësaj skuadre. Ai vlerëson lojtarët, por edhe punën e bërë nga trajneri Adolfo Sormani.

“Unë po shihja ndeshjen e Partizanit pasi po kërkoja përforcime potenciale për Kransodarin. Kam parë shumë prej ndeshjeve të tyre dhe e kam thënë edhe më parë që janë një skuadër e organizuar në të gjitha linjat e lojës. Nuk është sekret se ata po përgatiten nga një specialist i mirë talian”.

“Ekipi luan kompakt në mbrojtje. Do të përballemi me një skuadër të organizuar dhe shumë serioze. Do të luajmë në sulm. Do të kërkojmë të shënojmë dhe pastaj të tregohemi të aftë në mbrojtje. Ndoshta një avantazh më shumë për ne është se nuk kemi udhëtuar para kësaj ndeshjeje”.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga