
Kastrioti tashmë është me trajner të ri. Bëhet fjalë për Bledar Devollin, i cili është larguar nga Tomori dhe tashmë ka nisur një aveturë të re. Në marrjen e drejtimit të ekipit, tekniku menjëherë ka vendosur edhe objktivat e skuadrës.
Duke parë grupin që ka në dispozicion, tekniku është shprehur dhe ka thënë se dëshiron 5 përforcime nga merkatoja e janarit. Deri më tani, në 18 ndeshje të luajtura, Kastrioti ka arritur të grumbullojë vetëm 10 pikë dhe renditet në vendin e fundit të tabelës. Devolli është trajneri i 3-të për skuadrën e Krujës. Në fillim e ka nisur Elvis Plori, më pas e mori Stavri Nica, por që asnjë prej tyre nuk e vazhdoi deri në fund rrugëtimin e nisur.
Poll