Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

Trajneri i Partizanit "bën ligjin" në Baku, Lerda s'pyet për milionat: Do t'ju mundim

Shkruar nga NEWSPORT
Trajneri i Partizanit "bën ligjin" në Baku, Lerda


Trajneri i Partizanit, Frnaco Lerda ka folur në konferencën për mediat një ditë para ndeshjes, duke u shprehur se të kuqtë janë të përgatitur për këtë ndeshje, madje janë edhe gati për të shkuar deri tek penalltitë.

Tekniku italian nuk i fsheh cilësitë e kundërshtarit, duke thënë se ata kanë një buxhet më të madh, dhe lojtarë të mirë në duelin një për një, mirëpo kjo nuk do e ndalojë Partizanin për ta marrë maksimumin në këtë takim.

"Penalltitë janë pjesë e lojës, dhe kjo do të varet nga rrjedha e ndeshjes. Nëse mbyllet sërish 0-0, atëherë duhet të jemi të përgatitur prë penalltitë.Nuk kemi ardhur në Baku si turistë. Nesër do bëjmë më të mirën tonë. Ndeshja e parë është mbyllur tani, dhe nesër do japim maksimumin në fushë. Nuk është se duam të kemi një avantazh psikologjik ndaj rivalit por ne do të fitojmë nesër. Buxheti i Karabakut është disa herë më i lartë se i yni. E respektojmë kundërshtarin. Të shohim tani si do shkojë në fushë nesër.Ndeshja e parë konfirmoi atë që dija për Karabakun. Është një ekip shumë i fortë. Ata kanë lojtarë shumë të mirë edhe në duelin një për një", është shprehur Franco Lerda.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga