
Neritan Novi ka folur pas humbjes 2-1 kundër Kukësit. Një ndeshje e mirë e Luftëtarit dhe për këtë, tekniku i gjirokastritëve deklaroi për mikrofonin e Supersport:
“Të humbasësh në minutën e 65-të është gjynah, thjesht për çunat që sakrifuan. Do të ishte e drejtë që kjo ndeshje të përfundonte në barazim. Te rasti i Oshafit, po të ishte një lojtar me eksperiencë, nëse s’do ishte nxituar, ndeshja do të përfundonte në barazim.
Goli në fund? Po është e vërtetë dhe fill pas golit që morëm, kishim rast për të shënuar. Në futboll fati ndihmon ekipet më të mëdha.
E ardhmja? Të gjithë lojtarët janë në kontratë me Luftëtarin. Ne normalisht jemi të dalë. Do të respektojmë kampionatin. Mendojmë për sezonin e ri. Unë vetë këtu do të jem te Luftëtari”, përfundoi ai.