Flamurtari vijon të mos marrë shijojë fitoren e parë në këtë kampionat. Ditën e sotme, vlonjatët pësuan humbjen e radhës 1-0 ndaj Skënderbeut në transfertë. Për “Supersport”, trajneri Troisi u shpreh:
“Është disi e vështirë ta kapërdishë një gol të tillë në minutat e fundit në një ndeshje të rëndësishme të kampionatit. Duhet t’I jap urimet më të mira lojtarëve të mi për atë dhanë në fushën e lojës. Dolëm të zhgënjyer nga kjo ndeshje pasi donim të dilnim me një pikë nga ky takim”.
Merkato? “Shpresoj të zgjidhet sa më shpejt kjo situatë dhe presidenti po bën maksimumin për këtë gjë. Nëse lejohemi të luajnë ata lojtarë që kemi marrë, Flamurtari do të jetë shumë herë më mirë se tani”.
Nëse qendroni me këta lojtarë? “Situata është e vështirë, por megjithatë tentuam të improvizohemi ndaj Skënderbeut. Korçarët janë më të fortë se ne e kjo u pa dhe sot që ishin superior ndaj nesh, por sot fituan me vështirësi ndaj një ekip si Flamurtari”.
Nëse nuk zhbllokohet merkato do të qendroni? “Atëherë kam biseduar me presidentin dhe më ka dhënë garanci se do të afrojnë lojtarë në merkato. Erdha sepse kam marrë garanci nga presidenti që ka një projekt. E kam ditur që situata është e vështirë që në fillim dhe 6 pikë janë shumë pak. Jemi larg, por do të bëjmë maksimumin duke parë që jemi në garë për Kupën e Shqipërisë dhe do të synojmë Kupën”, u shpreh Troisi.