Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

Trajneri i Anglisë "i trembet" Kosovës, Southgate: Do përballem me skuadër të vështirë, jam i impresionuar nga dardanët

Shkruar nga NEWSPORT
Trajneri i Anglisë "i trembet" Kosovës, Southgate: Do

Nesër në mbrëmje, Kosova do të luajë në transfertë ndaj Anglisë, ndeshje e vlefshme për Euro 2020-të.

Në konferencën e dhënë për mediat, trajneri i "3 Luanëve", Gareth Southgate është shprehur se do të kenë përballë një ekip shumë të fortë.

 "Kosova e mposhti Republikën Çeke në fundjavë dhe besoj se kjo skuadër është sfiduesi ynë më i afërt në këtë grup, më shumë se secili ekip tjetër. Do të përballemi me një ekip mjaft të mirë, i cili ka disa lojtarë të shquar individualisht, të cilët po luajnë në disa prej ligave më të forta në Evropë. Natyrisht, ata kanë edhe krenari të jashtëzakonshme për të luajtur për vendin e tyre të ri".

Më tej, tekniku shtoi se ai ndihet shumë i impresionuar me ndeshjet e Kosovës në këto kualifikime, por ata kanë bërë një paraqitje të mirë edhe në Ligën e Komveve.

 Ata më kanë impresionuar vërtet me ndeshjet e tyre në këto kualifikime, e po ashtu më kanë pëlqyer shumë edhe në Ligën e Kombeve, e cila ua dha atyre vetëbesimin".

Tags:

BOTA KOSOVA

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga