Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Trajneri Gjoka flet para supersfidës: Do jetë betejë e madhe, por Partizanin e pret humbja...

Shkruar nga NEWSPORT
Trajneri Gjoka flet para supersfidës: Do jetë betejë e madhe, por

Dy pretendentë për titullin në duelin që mund të vendosë fatet e sezonit. Të dielën Kukësi luan përballë Partizanit, me avantazhin e 4 pikëve në renditje, por sipas trajnerit Ernest Gjoka skuadra e tij nuk ka alternativë tjetër përveç fitores. Në këtë mënyrë verilindorët do të mbroheshin edhe nga sulmet e Skënderbeut të vendit të dytë, ndërsa mund të largojnë disi nga gara një rival direkt.

“Këto janë ndeshje ku alternativa e vetme është ose e bëjmë… ose e bëjmë: Nuk ka mënyrë tjetër. Edhe këtë javë me Partizanin duhet ta kalojmë në avantazhin tonë, për të mbajtur vendin e parë dhe pse jo për ti dhënë një goditje kundërshtarit tonë direkt. Mendoj që do të jetë një betejë e madhe si psikologjike, ashtu edhe tekniko-taktike”, shprehet trajneri Gjoka në intervistën për Supersport.

Gjoka beson se ecuria e Kukësit pa humbje do të vazhdojë. Me titullarin e padiskutueshëm të mesfushës, Musolli, që mungon për shkak dëmtimi, trajneri i mban të fshehta kartat përpara sfidës me të kuqtë.

“Nëse themi që ky Kukës ka rezultate pozitive, kjo nuk është e rastësishme. Gjithçka vjen nga lufta, sakrifica dhe shpirti i garës që kemi treguar javë pas jave. Çfarë duhet të bëjmë ekstra? Këto janë sekrete profesionale dhe duhet ti themi me kujdes, por duhet të mbajë ritmin që kemi mbajtur në dy fazat e para ndaj një kundërshtari direkt si Partizani. Nëse e bëmë këtë, atëherë mund të themi që jemi aty ku duhet.”

Edhe pse provon të qëndrojë i ekuilibruar në deklarata dhe të mos zbulojë shumë nga planet e lojës, Gjoka paralajmëron një Kukës sulmues në shtëpi përballë Partizanit.

“Sulmin më të frikshëm të kampionatit shqiptar e ka Kukësi. Ekubani dhe emrat e tjerë vijnë mbrapa nesh. Duke respektuar radhën, mendoj që sulmi i frikshëm është i Kukësit dhe pastaj do të shohim për pjesën tjetër të vazhdimësisë.”

Tags:

SUPERIORE

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga