
Një ndër emrat më të njohur në fushën e trajningut është edhe ai i gjakovarit, Bensik Hasi i cili ka arritrur të korrë sukses me disa ekipe të cilat kanë qenë dobët ku ai i ka marrë për t'i drejtuar, por që më pas kanë ecur shumë më lart.
Aventurat e fundit përHasin ishin Legia dhe Olimpiakosi, ku planet nuk shkuan ashtu siç ishin planifikuar. Së fundmi, trajneri i njohur zbulon se ka patur oferta nga Kina të cilat i ka refuzuar pas këshillimit me miqtë e tij.
Ai konfirmon se e ardhmja e tij dëshiron të jetë në Belgjikë pasi ty ka familjen dhe nuk kërkon të largohet.
"Në fundin e nëntorit mora një ofertë nga Kina. Isha duke e shqyrtuar, por ndihmësit e mi më këshilluan për ta refuzuar atë dhe kështu veprova. Përpara se të nisja punën te Legia dhe Olimpiakosi, mund të shkoja edhe te ekipi i Trabzonsporit apo Nottingham Forrest. Sa i përket të ardhmes time, unë jam i hapur për çdo aventurë të re, megjithatë familja ime preferon të qëndroj në Belgjikë", ka thënë Hasi i pyetur për këtë çështje.