Muharrem Dosti shpërthen pas humbjes kundër Sopotit që e dërgoi Elbasanin në Kategorinë e Dytë.
Trajneri i Elbasanit ka fajësuar direkt kompaninë angleze, e cila në fillim të sezonit mori përsipër drejtimin e klubit, por në asnjë moment drejtuesit e saj nuk u bënë të gjallë për të kryer detyrimet financiare.
“Kjo që ndodhi është turp! Përgjegjësi kemi të gjithë, që nga unë e deri te lojtarët. Por, faji është i anglezëve. Na lanë në baltë”, tha trajneri i Elbasanit dje pas humbjes kundër Sopotit.