
Korabi do të presë në datën 6 shkurt Skënderbeun në shtëpi në kuadër të javës së 20-të të kampionatit. Të dyja ekipet po zhvillojnë përgatitjet për këtë takim.
Nga njëra anë Korabi ka ende problem stadiumin. Edhe pse drejtuesit e klubit kanë thënë se do të jetë i gatshëm për këtë takim, ende janë në pritje të fjalës së fundit nga ana e FSHF-së për t’i dhënë vulën.
Skënderbeu do të shkojë në Peshkopi me një mungesë të rëndësishme. Liridon Latifi ka marrë në takimin e fundit kartonin e tretë të verdhë, që e penalizon këtë të fundit për të mos marrë pjesë ndaj Korabit. Kjo mungesë ka vënë në vështirësi trajnerin Daja, i cili duhet të mendojë për të gjetur zëvendësuesin e Latifit për këtë takim të rëndësishëm.