Pas humbjes ndaj Tottenham-it, trajneri i Çelsit, Antonio Conte ka dalë në një deklaratë për shtyp, ku ka hedhur “kunja” për rivalët e tij në Premier Ligë, duke theksuar, se do ketë dhe humbje pas 13-të fitoreve.
“Duhet të jemi të gëzuar edhe pas kësaj humbjeje, pasi në total kemi pasur 13 fitore radhazi dhe në këtë kampionat nuk është aspak e lehtë. Vijmë nga vendi i 10-të i vitit të kaluar dhe futbollistët janë thuajse të njëjtët. Askush nuk e mendonte që do të ishim kaq lart në renditje dhe është normale që kjo bezdis të tjerët. Këtë vit, skuadra londineze është pjesë e atyre ekipeve që nuk duhej të luftonin për titullin, por po e bëjnë. Trajneri është i ri, por lojtarët të njëjtët dhe merkatoja nuk ishte e kënaqshme. Fakti që jemi atje lart nuk u pëlqen të tjerëve, por ne do vazhdojmë t’i bezdisim”, ka thënë Conte në konferencën për shtyp.
Kujojmë, që Çelsi nuk e njihte humbjen prej 13-të ndeshjesh, u desh të luhej takimi me Tottenham-in për të pësuar humbjen e parë, e cila realisht nuk i ka pëlqyer teknikut italian, edhe pse ai vazhdon i qetë në krye të tabelës së klasifikimit.