
Kryefjala e javës së shkuar ishte mos-paraqitja në derbin Partizani-Tirana (1-1) e trajnerit Adolfo Sormani, me alibinë se kishte frikë nga Coronavirus. Klubi i kuq nuk e toleroi aspak ''tradhtinë'', duke njoftuar ''divorcin''. Por, si u zgjidh ''ngërçi''? Siç raporton Top Channel, Sormani nuk ka kontaktuar personalisht me drejtuesit e Partizanit për të konkretizuar ndarjen përfundimtare të rrugëve, por avokati i tij.
Kjo tregon më së miri se ai nuk e kishte guximin e ballafaqimit direkt. Mes shumë problemesh, klubi kryeqytetas duhet të mendojë për trajnerin e ri, me sezonin aktual që po shkon drejt fundit.
Poll