Ka qenë një mbrëmje me ndeshje emocionuese ajo në NBA. Një takim që spikati ishte ai mes Miami Heat dhe Toronto Raptors. Ekipi nga Florida mundi atë kanadez në shifrat e ngushta 90-89. Dallas Mavericks të udhëhequr nga Dirk Nowitzki mundën në shifrat 114-99 skuadrën e Orlando Magic. Gjermani ishte thjesht i pabesueshëm në këtë ndeshje duke na risjellë në memorie vitin 2011 ku ai u shpall edhe MVP i NBA në atë sezon. Kapiteni i Dallas shënoi plot 20 pikë për ti dhënë suksesin ekipit të tij.
Surprizuese mund të themi ishte disi humbja e Oklahomas. Thunder nuk ia dolën mbanë përballë Trail Blazers ndaj të cilëve humbën 106-117. Pavarësisht një Carmelo Anthony që shënoi 19 pikë dhe një Westbrook që shënoi 22 të tjera nuk ia dolën kundër McCollum që shënoi plot 27 pikë. Te fitorja shkoi edhe LA Lakers kundër Kings. Juluis Randle me 22 pikë ishte ai që udhëhoqi kalifornianët në suksesin me shifrat 99-86.