
Brijan Ibrahimi do të jetë pjesë e skuadrës së parë të Brescia në Serie A. Sulmuesi shqiptar sezonin e kaluar ishte huazuar te të rinjtë e Torinos, ndërsa ditën e sotme është stërvitur me skuadrën e parë që siguroi ngjitjen në Superligë.
Ibrahimi është vetëm 18-vjeç dhe është grumbulluar disa herë me Kombëtaret e moshave. Një tjetër lojtar shqiptar i bashkohet Serie A dhe sulmuesi do të jetë shok skuadre me Ndojin. Sezonin e ri shqiptari do të jetë një alternativ më shumë për Brescian në elitën e futbollit italian.
Poll