Kukësi do të luajë nesër një ndeshje miqësore kundër Vllaznisë. Trajneri Skënder Gega kërkon të shohë gjendjen e lojtarëve që ka në dispozicion, ndaj kanë zgjedhur si kundërshtar ekipin shkodran.
Kuqeblutë janë përforcuar ndjeshëm dhe me trajnerin e Brdariç priten të jenë konkurentë të fortë në këtë sezon të ri futbollistik.
Sfida mes Kukësit dhe Vllaznisë është programuar të zhvillohet nesër në orën 17:30, në kompleksin "Football Republic", në periferi të kryeqytetit.

Poll