Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SPORTMIX

Titulli i 21-të në histori, Tirana: Rikthyem trofeun në “Shtëpinë e Kampionëve”, shkruam historinë me gërma të arta

Shkruar nga NEWSPORT
Titulli i 21-të në histori, Tirana: Rikthyem trofeun në

Skuadra e Tiranës në basketboll arriti të shpallej kampione e kampionatit të meshkujve pas fitores së djeshme ndaj Besëlidhjes në finalen e 5-të. Një seri spektakolare në Play-Off për bardheblutë që e nisën me 2 humbje por më pas ia dolën të bëjnë përmbysjen e madhe, ndoshta edhe falë mbështetjes masive të tifozëve bardheblu.

Klubi Shumësportësh Tirana, me një postim në rrejte sociale falenderon të gjithë ata që kontribuan në këtë sukses historik duke e filluar me tifozët bardheblu dhe duke e mbyllur me drejtorëshën Deborah Keçi.

Postimi i klubit:

Titulli i 21-të

Tirana Neptun është Kampionia e Shqipërisë për sezonin 2022/2023, pas 5-së vitesh mungesë Titulli rikthehet në “Shtëpinë e Kampionëve” Djemtë bardh e blu arritën të kryejnë një ndër përmbysjet më të mëdha të Basketbollit Shqiptar duke gjetur forcat pas rezultatit 0-2 me ndeshje duke kaluar cdo gjë ne favor me 3 ndeshje rradhazi të fituara me plot emocione spektakël edhe adrenalinë pa fund.

Faleminderit nga zemra tifozerisë më të mirë në Shqipëri që me mbështetjen e tyre shtynë Ekipin përpara drejt Titullit Kampion, ashtu siç edhe slogani Tirona Fanatics, “Deri në frymën e fundit” së bashku ja dolëm.

Faleminderit mbështetësit tonë kryesor Bashkia Tiranë dhe Z. Erion Veliaj për përkrahjen përgjatë gjithë sezonit. Faleminderit Neptun Tirana për mbështetjen në sezonin e dytë rradhazi për ngjyrat bardheblu.

Shumë urime profesor Erkand Karaj për Titullin plotësisht të merituar, një bravo e madhe për stafin dhe lojtarët bardh e blu për mundin dhe djersën e pa lodhur përgjatë gjithë vitit, zv trajneri Onaldo Ago, mjeku bardh e blu Bat Kastrati e me rradhë Kapiteni Redi Vogli, Endrit Hysenagolli, Julian Hamati, Klein Strazimiri, Marvin Prodani, DeAngelo Davis, Jakobi Bonner, Emanuel Lamb, Erin Hasani, Lion Alimani,  Kevin Granzan, Aron Sharra, Leon Melo, Sotiraq Krëste, ju jeni krenaria bardh e blu.

KS Tirana ja doli të shpallet Kampione e Shqipërisë dhe të shkruajë historinë në lojrat me dorë duke gdhendur emrin tonë me gërma të arta në librin historik të sportit Shqiptar. Kampion me djemt e Basketbollit, Kampion me djemt e Volejbollit, asgjë nuk është rastësi kush punon do të shpërblehet. Faleminderit nga zemra Deborah Keci nën drejtimin tënd KS Tirana është në ditët e sajë me të mira.

Të gjithë bashkë ja dolëm!

NE JEMI TIRONA!

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga