Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

Tirana "vuan" ndaj Bylisit, Mema: Jam absolutisht i pakënaqur, presim dhe një lojtar nga merkato

Shkruar nga NEWSPORT
Tirana "vuan" ndaj Bylisit, Mema: Jam absolutisht i pakënaqur,

Tirana dhe Bylis kanë zhvilluar ditën e sotme një ndeshje miqësore midis tyre, në prag të fillimit të Superiores në 24 gusht. Ndeshja ka qenë e barabartë me ballshiotët më kërkues në pjesën e parë, dhe bardheblut në atë të dytën. Lojtarët kanë qenë të tensionuar gjatë gjithë ndeshjes duke mos kursyer as ndërhyrjet e ashpra ndaj njëri-tjetrit edhe pse ishte vetëm një miqësore.

Tekniku Mema ka kryer zëvendësimet e duhura në pjesën e dytë, duke i dhënë Tiranës më shumë ritëm dhe goli është shënuar pikërishtë nga lojtari i futur në pjesën e dytë Daja. Ard Mema ka bërë një sërë ndryshimesh duke i provuar të gjithë në këtë miqësore e cila ishte një test i vërtet për bardheblut përpara fillimit të kampionatit.

 "Nuk jam absolutisht i kënaqur, vuajtëm shumë, Bylisi na vendosi në vështirësi. Mendoj që kjo na bëri mirë në një farë mënyre se patëm goxha probleme dhe ekuilibrat taktik sot mendoj se ishin keq. Duhet t'i thërrasim vetes se diçka nuk shkoi  dhe shpresojmë që në ditët në vazhdim ta rregullojmë këtë. Bylis na vuri në vështirësi se duhej të ishim më këmbëngulës. Megjithatë, në pjesën e dytë mendoj që ndryshoi diçka. Ndoshta kjo do të jetë pjesa ime që të shoh gjërat më ndryshe. Do të bëj një analizë video ditën e hënë dhe shpresoj të shohim gabimet ashtu siç duhet dhe të mos fluturojmë e të flasim, por të qëndrojmë me këmbë në tokë", u shpreh tekniku Mema për paraqitjen e Tiranës ndaj Bylist.

Ngo aktivizohet në pjesën e dytë: "Ai ka ardhur me vonesë e nuk ka pasur stërvitjen e plotë ndaj kemi vendosur që ta fusim gjatë ndeshjes. Por në ditët në vijim do të shohim situatën më të plotë, si duken gjërat më realisht", shtoi tekniku bardheblu.

Mbipopullimi në krahun e djathtë të mbrojtjes - "E kam thënë që ky është problemi im jo i të tjerëve. Mendoj që kush do të jetë më në formë do të luajë, do të shohim gjërat hap pas hapi, koha do të tregojë të gjitha, flas edhe për atë që e meriton. Kur ke shumë ke luksin te përzgjedhësh por ke edhe presionin".

Tre ndeshjet e para të kampionatit: "Do të shpresoja e do të isha shumë i kënaqur por do t'i shohim gjërat me kujdes e hap pas hapi. Të fitojmë ndeshjen e parë e pastaj të shohim në vazhdimësi se si do të na shkojë", u shpreh trajneri Mema.

 Vazhdon ende merkato e Tiranës ?

"Nuk jam i sigurt por ka biseda për një lojtar por të shohim se çfarë do të ndodhë. Nuk mund të them absolutisht me siguri", tha tekniku i Tiranës

Taktika dhe skema e Tiranës: "Mendoj që kemi pak ende dilemat tona se trajneri ka të tilla, Ne jemi në javë të 6 të fazës përgatitore, nuk është si Partizani e këto që kanë qenë në Kupat e Europës. Vera sjell oshilacionet fizike, do t'i shohim në ditët në vazhdim", u shpreh Ard Mema.

Mensah tek Tirana ?

 "I uroj fat ku është dhe nuk marr më lojtarë të tjerë nga Partizani, e kemi mbyllur", e mbyll me batut intervistën tekniku Mema.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga