
Tirana do të luajë nesër kundër Flamurtarit në kuadër të javës së 23-të të Superiores. Bardheblutë e drejtuar nga trajneri Josa do të kërkojnë të marrin një rezultat pozitiv, megjithatë kjo duket se do të jetë e vështirë. Dje është mësuar që Moktar Sise dhe Ndokyt Merveij nuk do të jenë të gatshmë për teknikun kryeqytetas, pas dëmtimit që pësuan në derbin kundër Partizanit.
Gjithashtu tjetër mungesë e rëndësishmë për Josën është mbrojtësi i linjës, Erjon Hoxhallari i cili ka plotësuar numrin 3 të kartonëve të verdhë.
Kujtojmë që ndeshja mes Tiranës dhe Flamurtarit është vendosur të luhet nesër në orën 17:00, në stadiumin "Selman Stërmasi" në kryeqytet.
Poll