Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

"TIRANA në negociata me një lojtar të Kombëtares", mbrojtësi shqiptar mbyll zyrtarisht aventurën me ekipin e tij

Shkruar nga NEWSPORT

Albi Alla nuk është më lojtar i Shaanxi Chang'an. Ish-mbrojtësi I Kukësit në Superligë dhe me Kombëtaren shqiptare ka zyrtarizuar largimin në faqen e tij zyrtare në rrjetet sociale. Qendërmbrojtësi shqiptar luajti në 21 ndeshje si titullar dhe shënoi 2 gola duke arritur misionin që kishte skuadra e tij, mbijetesa. Alla aktivizohej në kategorinë e dytë kineze dhe tashmë është gati për një tjetër aventurë.

Disa ditë më parë në media u përfol se Tirana ishte në negociata me mbrojtësin e Kombëtares dhe largimi I Allës nga Shaanxi Chang'an mund të bëjë që të jetë ai lojtari që klubi bardheblu është negociata. Një gjë e tillë në këto momente mbetet thjesht në kuadrin e aludimeve pasi deri më tani nuk ka një emër konkret. Alla e njeh mjaft mirë kampionatin shqiptar pas ka luajtur me Bylisn, Kukësin dhe Flamurtarin para se transferohej në Kinë.

Postimi Albi Allës:

"Dua të falënderoj të gjithë tifozët e Shaanxi, drejtuesit e kubit, trajnerët dhe shokët e skuadrës për këtë sezon fantastik që kemi përjetuar së bashku. Faleminderit Kina për këtë eksperiencë të mrekullueshme. Të tjera gjëra si këto do vijnë", shkruan Alla në llogarinë e tij në", Insagram.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga