
Bledar Devolli, ish-mesfushori i njohur i kampionatit shqiptar është ndalur të flasë për javëne parë të Superligës, ndërsa e ka cilësuar si të mirë pas asaj ndalese të gjatë për shkak të Pandemisë. Trajneri që ka drejtuar disa klube në Shqipëri, dha dorëheqje nga moshat e Tiranës, duke kërkuar rolin e trajnerit të ekipit të parë.
Gjirokastriti e ka cilësuar fitoren e bardhebluve si të rëndësishme, ndërsa për moderatoren Enkeleida Zeko tregon se duhet miratuar lighi i sportit. Flamurtari ishte një temë tjetër e prekur nga Devolli, ndërsa për një emër të madh si vlonjatët tregon se nuk është mirë të zbresë nga Kategoria, megjithëse edhe ekipe më të mëdha janë rrëzuar.
Java e parë pas pandemisë – E rëndësishme është që filloi futbolli. Si javë e parë ishte e kënaqshme. Edhe golat e shënuar ishin si në ato javë që futbolli ishte i rregullt. Ka qenë një javë e mirë për ekipet.
Fitorja e Tiranës – Ishte fitore e rëndësishme për Tiranën, drejt rrugës që ka nisur. Në Ballsh nuk ka shumë ekipe që fitojnë, madje kanë dalë të humbur. Ishte fitore e rëndësishme për Tiranën për çështjen e titullit.
Flamurtari – Një ekip me emër të madh si Flamurtari, nuk është e mirë të zbresë nga kategoria. Por, kanë rënë ekipe edhe më të mëdha. Pa lekë nuk bëhet futboll, ndaj kjo po i ndodh Flamurtarit.
Kriza financiare – Duhet të bëhet ligji i sportit sa më shpejt, që të futen biznesmenë të fuqishëm në botën e sportit. Në momentin që s’po bëhet ligji, biznesmenët nuk kanë interes të futen në botën e sportit.