Kategoria Superiore e moshave U21 do zhvillojë sot javën e 14. Në fushë do zbresin të gjitha skuadrat, me gjashtë ndeshjet që do kenë orare të ndryshme. Duke nisur nga 11:00, Kastrioti pret Akademinë e Futbollit, ndërsa në 12:00 Dinamo luan me Laçin.
Në 13:00, Vllaznia luan me Teutën, Tirana me Bylisin dhe Apolonia me Kukësin. Ndeshjet e sotme mbyllen me duelin e Football Republic dhe Shënkollit, që merr jetë në 14:00. Pas 13 javëve të luajtura, kryeson Bylis me 30 pikë, ndjekur nga Laçi me një pikë më pak.