Supersfida mes Kukësit dhe Tiranës luhet nesër me fillim nga ora 18.00, ndeshje kjo që përcakton shumë sa i përket titullit kampion në Kategorinë Superiore. Atmosfera ka filluar të ”ndizet” me të dyja palët që janë të bindur në fitoren e skuadrës së tyre. Në një lidhje me Skype në emisionin ”Pressing” të ”Abc News”, Ernest Gjoka ( ka fituar titullin me Kukësin) analizoi të dyja skuadrat që do zbresin nesër në fushë. Ai vuri theksin te fakti se të dyja ekipet po bëjnë mirë.
Gjoka shprehet: “Është një ndeshje shumë e bukur, midis dy skuadrave si Tirana dhe Kukësi. Do të jetë një ndeshje dinjitoze, të justifikojë gjithçka për futbollin, profesionalizmin dhe qytetarinë. Shikoj një ndeshje të luftuar dhe që mund të fitohet nga dy skuadrat .Tirana ka kohë që po bën mirë. Egba ka sjellë qetësi, po e menaxhon mirë dhe po merr maksimumin nga skuadra. Kukësi ka shumë cilësi, ka pjekurinë e duhur. Unë mendoj se është një ndeshje decizive, sidomos në faktorin stol. Duro mund të ketë pak epërsi falë eksperiencës, e kam fjalën gjatë zhvillimit të ndeshjes. E dimë se kush është Gjici. Ai njeri do sukses, do gjithçka, ndërton skuadrën me gjithçka që duhet. Përfundimisht kërkon vetëm fitore. Kjo është mëse normale që një pronar të kërkojë suksesin e produktit që ka”.
Gjoka shton: “Pika më e fortë ka ndryshimin e tempit nga ardhja e Egbosë, urinë, dhënien e maksimumit. Tirana ka ndryshuar fytyrë totalisht. Lojtarët po vrapojnë gjatë gjithë ndeshjes dhe po japin maksimumin. Kukësi është i pjekur ndër vite, elitar, di të fitojë ndeshjet e vështira dhe të menaxhojë avantazhin, E shikoj si një sfidë shumë të fortë, cilësia do të bëjë diferencënDo fitojë ajo skuadër që do di të kryejë më mirë detyrat dhe të kapë situatën përpara porte. Pak më shumë po anoj nga kollarja shumë e bukur e Ervin Bulkun, të cilin e përshëndes.Kemi një garë shumë të fortë. Është një kampionat që po bëhet i egër nga java në javë. Në këto momentet jemi larg objektivave, por kam besim se skuadra do rikthehet dhe do jetë në garë deri në fund për ruajtjen e titullit, edhe pse jemi 8 pikë larg. Pse nuk e kam drejtuar ende Tiranën? Ne ga Tirana kemi një shprehje: Buka e komshiut të shijon më shumë”.