
Tirana do të luajë nesër kundër Luftëtarit, ndeshje e vlefshme për javën e 19-të të Superiores. Ky takim është programuar të zhvillohet në orën 16:00, ndërsa sot bardheblutë i kanë dhënë "dorën e fundit" përgatitjeve.
Atmosfera në skuadër është pozitive dhe fitorja me Bylisin i ka dhënë tjetër motivim më shumë 24-herë kampionëve të vendit për të arritur te suksesi i radhës. Seanca e sotme ka qenë më shumë e karakterit taktik, ndërsa futbollistët do të qëndrojnë të grumbulluar.
Poll