
Tirana është fituese e Superkupës së Shqipërisë në basketbollin e meshkujve. Bardheblutë mposhtën Teutën në një finale të dominuar totalisht nga ata e të fituar me rezultatin e thellë 101-80.
Djemtë bardheblu kanë kurorëzuar vitin 2023 me një titull tjetër të fituar pasi u shpallën kampion sezonin e fundit në një finale dramatike të fituar 3-2 ndaj Besëlidhjes.
Një nisje e vitit në mënyrën më të mirë për kryeqytetasit të cilët fitojnë trofeun e parë dhe vijojnë me objektivin kryesor për të mbrojtur titullin kampion edhe në Superligë teksa aktualisht mbajnë vendin e parë.
Poll