
Davide Domgjoni është një nga lojtarët shqiptar që u transferua në merkaton e janarit nga Laçi drejt Turqisë. Paraqitjet pozitive në Superligë bën që mbrojtësi të firmoste një kontratë me Menemspor, aty ku aktivizohet edhe portieri Selmani. Një një prononcim për “Fan Zone”, Domgjoni foli për kampionatin në Turqi, ditët e karantinës si dhe për ish-ekipin e tij Tiranën
“Na ka dërguar program të posaçëm klubi, na ka thënë maksimumi 2 persona të dalin në stërvitje dhe dola të zbatoja programin. Nuk e kam shijuar shkëputjen, por është ndryshe se kur mbyllet futbolli papritur është pjesë e pandarë e jetës. Ne nuk e kami pasur si të tjerët, kemi vazhduar stërvitjen, para 4 ditësh u mor vendimi ndaj nuk e kemi ndjerë aq shumë. Të mërkurën do të kemi një takim në klub, të shohim se çfarë do të ndodhë, nuk e di a është edhe për rrogën”.
Aktivizimi në Turqi? “Që kur kam ardhur kam luajtur të gjitha ndeshjet dhe kam krijuar një lloj përshtypje, besoj se kam arritur ta tregoj veten. Coronavirusi? Këto janë gjëra që ndodhin, janë fatkeqësi dhe shpresojmë që ta kalojmë të gjithë”.
Tirana kryeson Superligën? “I uroj shumë suksese se është një titull i munguar dhe i vonuar. Luftoi edhe disa vite më parë, por nuk ia doli. Më vjen mirë që po ringrihet, shpresoj të vazhdojë kështu e ta marrë titullin për 100 vjetor se e meriton”, u shpreh Domgjoni.