
Tirana po përgatitet të sjellë në kryeqytet mesfushori e Luftëtarit Behar Ramadani. Duke parë problemet financiare që po kalon klubi gjirokastrit, Ramadani mund të pranojë ofertën joshëse të 24-herë kampionëve të Shqipërisë.
"RTSH Sport" raporton se klubi bardheblu do të kryejë vetëm një përforcim për merkaton e janarit dhe nuk ka bisedime me futbollistin e Kukësit Donjet Shkodra, i cili aludohet se mund të largohet nga verilindorët në janar. Gjithësesi deri tani, Ramadani është "basti" i madh i Tiranës për pjesën e dytë të sezonit.
Poll