
Tirana luan nesër në orën 20:00 përballë Zrinjski Mostar. Bardheblutë do kërkojnë ta nisin me këmbë të mbarë debutimin e tyre në Conference League. Tashmë të eleminuar nga Champions League, kryeqytetasit vazhdojnë rrugëtimin në kompeticionin e tretë më të rëndësishëm europian.
Ndeshja e parë e turit të dytë zhvillohet në “Air Albania”. Orges Shehit i duhet të zbresë në fushën e lojës më të mirët. Nuk priten ndryshime nga ndeshja e fundit, përveç rikthimit në fushën e lojës të Vesel Limajt, që mungoi ndeshjen e fundit për shkak të kartonin të kuq nga Luksemburgu. Më poshtë mund të shihni formacionin e mundshëm.
TIRANA (4-4-3): Bekaj; Tosevski, Behiratche, Najdovski, Ismajlgeci; Totre, Aleksi, Limaj; Seferi, De Silva, Xhixha