Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

Tirana bëhet gati për merkaton, tenton dy zbulimet e Superligës

Shkruar nga NEWSPORT
Tirana bëhet gati për merkaton, tenton dy zbulimet e Superligës

Tirana po mendon që tani për përforcimet ne merkaton e verës, teksa për momentin dëshira e madhe sipas janë dy lojtarët e Luftëtarit, Dejvi Bregu dhe Kristal Abazaj.

Dy sulmuesit anësor po spikasin me gjirokastritët dhe kërkohen nga disa klube, por duhet theksuar se ata janë nën kontratë me Luftëtarin, që nuk ka ndërmend të heqë dorë nga lojtarët e saj më të mirë.

Bregu ka spikatur që në moshë të vogël te Flamurtari, pasi ka luajtur me ekipin e parë që 16 vjeç, ndërkohë që me ekipet e moshave shënonte gola pa fund falë cilësive të tij tej teknike, shpejtësisë dhe goditjet.

Abazaj ishte i panjohur, ku pas një sezoni udhëhoqi me golat e tij Elbasanin për të mos rënë nga kategoria, arriti të bindë Luftëtarin me vlerat e tij dhe sot është ndër më të mirët, duke fituar edhe një vend me ekipin Kombëtar Shpresa.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga