Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KOMBETARJA

Tifozi serb emocionon Brojën para Kombëtares: Do të bëhesh numri një në Angli, poshtë politika

Shkruar nga NEWSPORT

Armando Broja vijon të ketë vëmendjen maksimale edhe në prag të dy ndeshjeve të Kombëtares për Nations League. Sulmuesi kuqezi ka postuar në Instagramin e vet një foto ku bën shqiponjën dykrenare me duar.

Shumë reagime nga ndjekësit e tij, ku në sy bie një serb i cili flet me superlativa për shtatlartin e kombëtares shqiptare. Ai duket se është tifoz i Chelsea-it, por edhe i Brojës në veçanti. Injoron politikën dhe thekson se 21-vjeçari do të bëhet numri një i anglezëve në të ardhmen.

Në Instagramin e Brojës tifozi serb i shkruan: "Jam nga Serbia, por tifoz i Chelsea-it. S'më intereson politika. E dua Armandon. Ai do të bëhet lojtari numër një te Chelsea".

[caption id="attachment_659266" align="alignnone" width="924"] Komenti i tifozit serb ne foton e Brojes[/caption]

 

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga