Kategoria Superiore do të rikthehet në 3 qeshor. Ditën e sotme FSHF-ja zhvilloi një takim me të gjithë presidentët e Superligës dhe mori vendim për të rifilluar sezonin, ndërsa pritet vetëm miratimi I Qeverisë.
Klubet duhet të zbatojnë disa masa rigoroze për t’u mbrojtur nga covid-19, ndërsa tifozët nuk do të lejohen në stadium. Një humbje e madhe për tifozët e Tiranës që nuk do të kenë mundësi të shijojnë trofeun në stadiumin duke parë që bardheblutë janë pranë titullit.
Në një postim në faqen zyrtare një nga tifo-grupet bardheblu, Capital Crew I ka dhënë mbështje skuadrës, ndërsa janë shprehur që titullin ta fitojnë në fushë dhe jo në tavolinë.
Postimi i Capital Crew:
NE 100 VITE HISTORI, KAMPIONATIN DO E RIKTHEJM NE SHTEPI
Ne 3 Qershor fillon Kampionati, ashtu sic do tifoz po priste me padurim, qe kete kampionat ta marim si i takon Tirones dhe jo ne tavolina! Deri në mbyllje të sezonit futbollistik kanë mbetur edhe 10 ndeshje për tu luajtur, per ne jane 10 finale!
E gjith Tirona, i madh e i vogel eshte me ju,
luftoni per historin, per Kryeqytetin.
