Tifogrupi i kombëtares, “Tifozat Kuq e Zi”, ka filluar përgatitjet për ndeshjen e parë të kualifikueseve Rusi 2018 ndaj Maqedonisë.
Me anë të një postimi në profilin e tyre në Instagram, organizatorët e grupit njoftojnë se për takimin ndaj Maqedonisë TKZ do të vendoset në tribunën C5 dhe anëtarët duhet të rezervojnë një biletë për këtë takim deri më datë 25 gusht në orën 20:00.
Ndeshjet vendase të kombëtares në këto kualifikuese do të zhvillohen të gjitha në stadiumin “Loro Boriçi” të Shkodrës. Takimi ndaj Maqedonisë luhet më datë 5 shtator në orën 20:45.
Poll