Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

EUROPA LEAGUE

Thyhet Teuta, Arshavin i jep fitoren miqëve

Shkruar nga NEWSPORT
Thyhet Teuta, Arshavin i jep fitoren miqëve

Teuta u ndesh në stadiumin "Niko Dovana" me Kairat në kuadër të raundit të parë kualifikues të Europa League, ku nuk mundi të shënonte një rezultat pozitiv në këtë sfidë. Skuadra nga Kazakistani u tregua më e saktë duke mundur të shënonte me të njohurin Arshavin ku me një goditje jashtë zone, mundi të shënojë golin e vetëm për skuadrën nga Kazakistani dhe për gjithë takimin. Një goditje e rëndë për skuadrën e Teutës kjo, duke parë që luajtën në shtëpi dhe kualifikimi për më tej vështirësohet. Duhet theksuar që miqtë patën edhe disa raste të tjera shënimi, por pamundur të konkretizojnë siç duhet. Bregdetarët janë skuadra e parë shqiptare që munden, në këto ndeshje të Europa League, pasi Partizani dhe Kukësi arritën të merrnin nga një barazim.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga