
Teuta vijon përgatitjet për fillimin e pjesës së dytë të sezonit. Durrsakët zhvilluan ditën e djeshme miqësoren e radhës dhe pësuan një humbje të thellë nga Skënderbeu me rezultatin 4-1. Në fund të ndeshjes në një prononcim për "Supersport", foli edhe kapiteni Arapi. Qendërmbrojtësi analizoi skuadrën dhe u shpreh se Teuta ka ende nevojë për afrime në merkato.
"Ne do të shikojmë si do të jemi në vazhdim, presim prurje të reja sepse merkato është ende e hapur. Unë e thash që shpresat janë të mëdha për Colubali pasi ndaj Besës bëri një paraqitjet mjaft të mirë".
Merkato? "Lojtarët cilësor janë të mirseardhur në skuadrën tonë, kemi nevojë për afrime në çdo repart dhe jo vetëm në sulm".
Tifozët? "Shpresoj të mos i zhgënjejmë pasi thonë se Teuta bën mirë deri në dhjetor dhe ne i ftojmë në stadium për t'i treguar se do bëjmë maksimumin deri në fund të sezonit".