Boksieri shkodran, Nelson Hysa, ka arritur një sukses të madh në ringun e boksit. Shkodrani mbrëmjen e së dielës është ndeshur në pallatin e sportit “Ramazan Njala” të qytetit të Durrësit me boksierin e famshëm Danny Williams.
Sfida u mbyll me vendim e gjyqtarisë, ku Hysa triumfoi me shifrat 60-54. Një fitore nga më të rëndësishmet për shkodranin e ringut, pasi Danny Williams ka një karrierë të gjatë në boksin ndërkombëtarë, ku ndryshe njihet si boksieri që mundi Mike Tyson.
Suksesi i Hysës, ka bërë xhelozë shumë persona të cilët janë munduar të ulin entuziazmin e tij duke thënë se fitoi ndaj një pensionisti por është vetë boksieri që në një intervistë për Shkodra-Sport, u përgjigjet këtyre njerëzve.
“Sigurisht qe ka njerez te cilet mendojne ne kete menyre kur rrine gjithe diten ne kafe dhe mendojne vetem te zbesin suksesin e te tjereve.
Une do kisha pas deshire te riktheja ne memorien e te gjitheve George Foreman i cili ka qene ne moshen e Ëilliams, u rishpall kampion bote ne mes te Gjermanise, madje e la boksin si kampion ne moshen 50 vjeçare. Edhe Danny Williams kishte ardhur ne Shqiperi me idene per te fituar dhe per ta mbyllur karrieren e tij me fitore, por ja qe nuk ndodhi keshtu.”