Durrsakët vijojnë të jenë me pushime që pas eliminimit nga Europa League. Ata duket se të enjten do të rikthehen në fushë, duke plotësuar dy javë pushime, pasi më 7 korrik u mundën nga Kairat Almaty dhe u eliminuan nga kompeticionet europiane.
I kontaktuar nga mediat, presidenti i Teutës Edmond Hasanbelliu flet për lëvizjet në merkato dhe për ndërhyrjet që do të bëhen. "Deri më sot nuk kemi bërë asnjë ndërhyrje. Por, as nuk kemi negociuar me ata që iu ka përfunduar kontrata. Pas datës 21 korrik do të nisin lëvizjet dhe do të bëjmë të ditur se si do e organizojmë merkaton.
Nga lojtarët që kemi afruar deri më sot kemi marrë sinjale pozitive gjatë aktivizimeve të tyre, ndërsa pohoj se do të ndërhyjmë në mbrojtje dhe në sulm, pasi pjesën tjetër të kontigjentit e kemi".